Reperi i njohur, Kanye West dëshiron të bashkëpunoi me artisten shqiptare Dua Lipa për albumin e tij ‘Yandhi’.
Bëhet e ditur se reperi se po planifikon të gjejë ‘hitin e zhanrit elektro’ në albumin e tij të ardhshëm, në të cilin është duke punuar qysh nga viti 2018, shkruan ‘The Sun” përcjell portali arbresh.info.

Dyshja Kanye dhe Dua besohet se janë takuar në Los Angeles, për të biseduar rreth këngës që mund t’i bëjë bashkë dy artistët e mrekullueshëm.
Një burim i brendshëm i tha gazetës The Sun se:
“Kanye është shumë i impresionuar me zërin e Duas dhe e di se ajo është një sensacion në industrinë muzikore tani”.

“Ai ka disa këngë që mendon se Dua do të ishte e përkryer për to dhe është me të vërtetë këmbëngulës që ta ketë Duan pjesë në albumin e tij të ardhshëm ‘Yandhi’”, ka thënë më tej burimi për “The Sun”
Ndryshe, këngëtarja e hitit “New Rules” ka qenë prej kohësh një fanse e muzikës së Kanye West, ku këtë gjë e ka konfirmuar shpesh nëpër intervista./arbresh.info/
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...