Kandidati i përbashkët mes LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski sot kishte takime me qytetarët e Shkupit.
në takime me qytetarët në qendër të Shkupit, Pendarovski bisedoi për zgjedhjet presidenciale dhe nevojën e presidentit të vërtetë që bashkon dhe punon në interes të qytetarëve të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Takimet vazhduan edhe në çarshinë e Shkupit, ku Pendarovski bisedoi me qytetarët dhe tregtarët e asaj pjese.
“Si shtet, si shoqëri, më në fund nisëm përpara dhe për këtë shkak duhet që bashkërisht, me forca të përbashkuara, ta vazhdojmë zhvillimin, ta shfrytëzojmë momentin pozitiv dhe të vazhdojmë para”, tha Pendarovski.
Ai tha se qytetarëve ju duhet president që do të jetë president për të gjithë dhe president që do të jetë mbi partitë politike dhe i denjë për ta përfaqësuar shtetin.
“Jam i gatshëm të udhëheq para, të jem presidenti i gjithë qytetarëve”, tha Pendarovski.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...