Në Filipine është gjetur një balenë e ngordhur në stomakun e së cilës janë kishte 40 kilogramë mbetje plastike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson BBC-ja, të punësuarit e muzeut D’Bone Collector Museum, në të cilën ekspozohen eshtra të kafshëve, pranë Davao City në Filipine, gjetën një balenë të ngordhur ndërsa u tmerruan nga ajo që zbuluan në stomakun e saj.
“Zbuluam shkakun e ngordhjes së balenës së re të cilën e gjetëm më 16 mars. Në stomakun e saj kishte më shumë se 40 kilogramë mbetje plastike. Kjo është sasia më e madhe e plastikës që kemi parë ndonjëherë në një balenë. Është e neveritshme. Qeveria duhet të marrë masa kundër atyre që e trajtojnë oqeanin si një kosh plehrash”, shkruan në faqen e tyre të Facebook-ut.
Balenat shpesh gabimisht gëlltisin plastika dhe mbeturina tjera në oqean ndërsa nga muzeu thanë se për dhjetë vjet kanë gjetur madje 57 balena dhe delfinë të ngordhur si pasojë e plastikës së gëlltitur.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...