Sociologu dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Fisnik Halimi, thotë se LDK po vazhdon të ketë vështirësi në gjetjen e përcaktimit të saj për të ardhmen.
Në kohën kur janë ofruar zgjedhjet për të parin e kësaj partie, Halimi mendon se lideri aktual i kësaj partie nuk ka vendosur se kë do ta mbështesë për këtë pozitë
Sipas Halimit, nëse nuk gjendet ‘mesi i artë’ Mustafa edhe mund t’i hyjë sërish kësaj gare.
“LDK nuk po e gjen përcaktimin e vetë se me çfarë personaliteti do të vazhdojë tutje”, tha Halimi në emisionin Pressin në T7.
Marrë parasysh formën e votimit që përcakton statuti i partisë, ku për kryetar voton struktura dhe jo anëtarësia e partisë, Halimi mendon se deputetja Vjosa Osmani, mund të ketë mbështetjen e mjaftueshme.
“Vjosa Osmani në strukturë është totalisht e papërkrahur”, tha Halimi.
Sipas sociologut, kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu, mund të jetë në mesin e atyre që do të mund të marrin në dorë timonin e partisë më të madhe opozitare.
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...