Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.
Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes.
Nëse je në grupin e atyre njerëzve që e kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët dy herë në ditë, ka diçka që duhet ta dish.
Të mos i lash dhëmbët në darkë është një gabim i madh, NO, NO.
Një dentist sqaron se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët “është njëlloj si të shkosh në shtrat me m.. në gojë.”
Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.
Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre.
Të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë dëme mund të të sjellë kjo neglizhencë.
“The American Dental Association” rekomandon që larja e dhëmbëve të bëhet të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre dy herëve duhet të jetë patjetër para se të flesh.
Duke i larguar me furçë të gjitha bakteret nuk do t’u lësh atyre hapësirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët.
Dentistët rekomandojnë gjithashtu larjen e dhëmbëve pasi të zgjohesh në mëngjes dhe para se të flesh.
Por edhe në rastet kur nuk ke mundësi për ta bërë këtë, asnjëherë mos e lër mënjanë fillin dentar, i cili ndihmon për të pastruar çdo mbetje ushqimi në gojë.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania