Njoftimi zyrtar i kandidaturës së saj pritej që kur senatorja 52 vjeçe njoftoi në mes të muajit janar në televizionin CBS krijimin e një grupi pune, një fazë vendimtare për të hyrë në garë për presidencialet amerikane.
Senatorja demokrate e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand zyrtarizoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2020.
Njoftimi zyrtar i kandidaturës së saj pritej që kur senatorja 52 vjeçe njoftoi në mes të muajit janar në televizionin CBS krijimin e një grupi pune, një fazë vendimtare për të hyrë në garë për presidencialet amerikane.
E martuar dhe nënë e dy djemve, kjo grua 52 vjeçe u bë e njohur në luftën kundër ngacmimit seksual, kryesisht në radhët e ushtrisë, përpara shfaqjes së lëvizjes #MeToo një kauzë e mbështetur prej saj.
Ajo kërkon kryesisht të mbrojë një shoqëri më të barabartë, me një sistem shëndetësor që duhet të jetë një e drejtë, jo një privilegj, një sistem arsimor më i mirë publik dhe formim profesional. /ATSH
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...