Policia e Kosovës në një konferencë për medie ka thënë detaje për vrasjen e sotme në Suharekë.
Nën kolonel Nexhi Krasniqi, drejtor rajonal i drejtorisë rajonale të Prizrenit, ka thënë se rasti ka ndodhur mesditën e sotme.
“Rreth orës 11:50, stacioni policor është njoftuar nga një qytetar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studenqan në komunën Suharekës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë ne urgjencën”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se në rasti ka ndodhur mes vëllezërve ndërsa ka marrë lëndime edhe një grua.
“Një person është gjetur pa shenja jetë ndërsa një viktimë e gjinisë femërorë është gjetur e lënduar nga plumbat e pakontrolluar të vrasësit. Bëhet fjalë për vëllezër, pas një konflikti që dyshemetë para qojnë për çështje pronësore, viktima ka qenë i arrestuare dhe më herët për varje dhe ka mbajtur 14 vite burg dhe pasi ka dalë ka shkuar të axha dhe në hyrje është bë shkëmbimi i zjarrit dhe ka mbet i vdekur 54 vjeçari”, ka thënë ai.
E për gjendjen e viktimës Krasniqi ka thënë se është duke u trajtuar dhe jashtë rrezikut për jetë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...