Wolves dhe Manchester United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të çerekfinales në FA Kupë në stadiumin Molineux, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri synon të përgjigjet pas disfatës së parë të pësuar si trajner i skuadrës në Old Trafford nga Arsenali vikendin e kaluar.
United ka fituar FA Kupën në sezonin 2015/16 dhe ka arritur deri në finale sezonin e kaluar, ndërkohë që trajneri norvegjez ka fituar këtë kompeticion dy herë si një lojtar i “Djajve të Kuq”.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:55./arbresh.info/
Wolves: Ruddy; Saïss, Coady, Boly; Doherty, Dendoncker, Neves, Jonny; Moutinho; Raúl Jiménez, Diogo Jota.
Man Utd: Romero, Dalot, Smalling, Lindelof, Shaw, Matic, Herrera, Pogba, Lingard, Rashford, Martial.
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...