Mesfushori i Eintracht Frankfurtit, Amir Abrashi, është kthyer te Kombëtarja e Shqipërisë pas mungesës së gjatë. Abrashi ka nisur të luajë me ekipin gjerman vetëm para një muaji, meqë ishte i lënduar dhe pauzoi për gati një vit.
Por një muaj dhe pak ndeshje kanë mjaftuar që Abrashi të gjejë emrin e tij në listën e publikuar të enjten nga seleksionuesi Christian Panucci për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, shkruan sot Koha Ditore.
Abrashi ka 37 paraqitje me Shqipërinë, kurse herën e fundit ishte pjesë e ekipit kuqezi për ndeshjet eliminatore të botërorit “Rusia 2018” kundër Lihtenshtajnit e Maqedonisë, të zhvilluara në shtator të vitit 2017. Pra, para një viti e gjysmë u vesh për herë të fundit kuq e zi.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...