Zinedine Zidane është rikthyer në Real Madrid këtë javë duke zëvendësuar trajnerin e shkarkuar Santiago Solari si dhe duke i dhënë fund spekulimeve rreth rikthimit të Mourinhos.
Portugezi ishte shkarkuar nga Manchester United në dhjetor dhe është përfolur shumë për detyrën në Bernabeu që nga atëherë, por ai beson se klubi ka bërë punën e duhur me thirrjen e Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
“Jo, sigurisht se nuk jam i zhgënjyer”, ka thënë Mourinhos për El Chiringuito TV.
“Unë kurrë nuk kam folur nëse dua të rikthehem në pozitë dhe mendoj, sipas mendimit tim, kjo është një zgjedhje perfekte”
“Zidane ka bërë një punë të shkëlqyer te klubi gjatë viteve të kaluara, prandaj është perfekte për të dhe për klubin”
“Tani ai ka një projekt të ri, ai mund të filloj i freskët dhe t’i tregojë të gjithëve se sa i talentuar është, prandaj unë i urojë atij më të mirat”, përfundoi Mourinho./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...