Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve P.L. I.I. dhe V.H.
Më këtë, ka mbetur në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, i datës 10.01.2019, e rrjedhimisht edhe aktakuza e Prokurorisë Special, e cila të akuzuarit P.L. dhe I.I. i ngarkon për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtare” nga neni 422 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si bashkëkryes dhe në vazhdimësi. Ndërsa të akuzuarin V.H. për “Mashtrim në subvencione” .
Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkallës së parë, konsideron se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për hudhjen e aktakuzës dhe se provat që i janë bashkangjitur asaj nga ana e Prokurorisë, janë të pranueshme.
Qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në seancën e shqyrtimit kryesor, ndërsa në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.
Gjykata e Apelit po ashtu e ka refuzuar si të pa bazuara edhe ankesën e prokurorisë në raport më të akuzuarit tjerë të këtij rasti, ndaj të cilëve ka pushuar procedura penale.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...