Lionel Messi ka dërguar skuadrën e Barcelonë në epërsi ndaj Lyonit mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Gjiganti katalunas është duke udhëhequr tani me rezultat 1 me 0 në Camp Nou në takimin në kuadër të ndeshjes kthyese në xhiron e 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës franceze, shkruan portali arbresh.info.
Superylli argjentinas shënoi një tjetër penalti të bukur në karrierën e tij për të dërguar në avantazh “Blaugranët”.
Me stilin e njohur si “panenka”, Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 17′ të ndeshjes.
Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar 0 me 0 dhe skuadra e Ernesto Valverdes synon gjithsesi të marrë rezultat pozitiv për të vazhduar tutje në çerekfinale./arbresh.info/
(Golin nga Messi mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu)
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...