Deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK-së se do të mundin ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të mosheqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga kryeministri Ramush Haradinaj vlerësohen si joserioze dhe të pabaza. Analistët politikë në vend thonë se deklaratat e tilla janë vetëm lojëra fjalësh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Meqë kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të mos heqë dorë nga vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, partneri më i madh i koalicionit qeverisës, PDK-ja, ditëve të fundit ka nisur ta paralajmërojnë shefin e ekzekutivit për një rrëzim të mundshëm të Qeverisë që ai drejton.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para dy ditësh tha se nuk do të rrijë as dy ditë në një qeveri e cila i cenon raportet me SHBA-në.
Ndërkohë, mospezullimi i taksës sipas PDK-së i dëmton dukshëm raportet me bashkësinë ndërkombëtare. Se PDK-ja mund ta çojë vendin në zgjedhje për vetëm dy ditë ka pohuar për “Zërin” edhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti Xhavit Haliti.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic