Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
“Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit. Të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasoj e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius. Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin IHMK-së./arbresh.info

Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...