Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka dhënë urdhër për kryerjen e procedurave hetimore kundër një personi, shtetas i Kosovës, i dyshuar se ka kryer vepër penale “trafikim me emigrantë”.
“Dje në orët e pasdites në autostradën E-75, në afërsi të “shkëmbimit Prdejci” tek fshati Prdejci, i dyshuari duke drejtuar automjetin e markës “Iveco” nuk iu ka ndaluar policisë dhe ka ikur në drejtim të Shkupit. Pas një kohe të shkurtër automjeti të cilin po drejtonte është ndaluar dhe në të janë zbuluar 39 emigrantë nga Afganistani, Pakistani, India dhe Kashmiri dhe katër të mitur nga Pakistani. I dyshuari është arrestuar dhe pritet të del para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.
Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet, prokurori kompetent deri tek gjyqtari i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin./Telegrafi/
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...