Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të luajë edhe një herë kundër ish-rivalit të qytetit, Atletico Madridit, sonte. Në orën 21:00 do të zhvillohet ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Atleticos, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Gjiganti italian kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë dhe do të duhet ta përmbysë këtë rezultat për t’u kualifikuar në çerekfinale. Për ta arritur këtë gjë, Juventusi do të mbështetet në ndihmën e Ronaldos.
Portugezi i kishte zhvilluar plot 31 ndeshje kundër Atleticos, gjatë kohës kur ishte lojtar i Real Madridit. Nga këto ndeshje, 14 i ka fituar, ndërsa nëntë të tjera kishin përfunduar baras.

Edhe pse Ronaldo e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke i shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk i ndodh shpesh portugezit.
Ylli i Juventusit i ka shënuar plot 22 gola kundër Atleticos, më pak se vetëm kundër Sevillas (27) dhe Getafes (23). Klubi madrilen është gjithashtu klubi i dytë kundër të cilit Ronaldo ka shënuar më së shumti gola si mysafir (10).
Për më tepër, Ronaldo ka shënuar më shumë penallti kundër Atletico Madridit sesa kundër cilitdo klub tjetër. Ai i ka gjuajtur tetë penallti dhe është treguar i saktë në të gjitha rastet.
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s