Aeroplani i rrëzuar i kompanisë “Ethiopian Airlines” ishte i mbushur me punëtorë humanitarë dhe ekspertë ndërkombëtarë, shumica prej të cilëve kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një samit për mjedisin në Nairobi të Kenias.
Njëzet e dy anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë në mesin e 157 njerëzve të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit me fluturimin “ET302”. Aeroplani u rrëzua në një fushë pranë qytetit Addis Ababa të Etiopisë. Lajmin për vdekjen e punëtorëve të Kombeve të Bashkuara e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj organizate, Stephane Dujarric.
Shkak për praninë e madhe të këtyre zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara në këtë aeroplan ishte Asambleja për Mjedisin, e cila ka filluar sot dhe e cila organizohet pikërisht nga kjo organizatë e rëndësishme ndërkombëtare. Përndryshe, ky samit vlerësohet si takimi i nivelit më të lartë për mjedisin, ndërsa në të diskutohet për sfidat e shteteve të ndryshme.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë samit mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave, ndërsa flamujt e organizatës u ulën në gjysmështizë, shkruan “CNN”
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...