Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali , komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Republikës, i cili është shprehur më parë në media se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.
“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap.
Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend.
Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali. /albeu.com/
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...