Jesse Lingard ka marrë pjesë në stërvitje të Manchester United dje.
Manchester Evening News thotë se United ka mirëpritur Lingardin sërish në stërvitje para ndeshjes të tyre në Premierë Ligë kundër Arsenalit këtë vikend, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Anglisë është fotografuar në seancën e parë stërvitore pasditen e së premtes pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit si pasojë e lëndimit në kofshë.
Lingardit iu rikthye lëndimi gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Premierë Ligë kundër Liverpoolit që përfundoi baras në Old Trafford.
Derbi i nesërm mes dy gjigantëve fillon në ora 17:30./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin