Liderët shtetëror kanë qëndruar në rezidencën amerikane për dy orë të shtunën paradite, ku janë ftuar në takim nga nënsekretari për çështje politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale.
Burime të RTK-së tregojnë se Hale ka kërkuar suspendimin e taksës, duke folur për rrezikun e dështimit të dialogut. “Nëse Kosova mbetet përgjegjese për dështimin e dialogut do të paguajë çmim”, ka thënë Hale kanë treguar këto burime, duke thënë se ky ka qenë mesazhi kryesor i amerikanëve në takimin e sotëm.
Ndërkohë, të hënën, në Prishtinë për të njëjtën temë do të vijnë edhe dy këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët pritet të rrisin presionin mbi qeverinë kosovare për të suspenduar taksën dhe vazhduar dialogun.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit