Kosova është e gatshme për dialog, i ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nënsekretarit për Çështje Politike, David Hale.
Ai së bashku me Presidentin Thaci dhe kryeparlamentarin Veseli, janë takuar me zyrtarin e lartë amerikan në Rezidencën e SHBA-së në Prishtinë.
Haradinaj ka shkruar se në takim kanë ritheksuar gatishmërinë për dialog si dhe kanë ftuar Serbinë që t`i kthehet dialogut.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Haradinajt:
Pata nderin që sot në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në Kosovë Philip Kosnett së bashku me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli të zhvillojmë një takim të hapur dhe të sinqertë me Nënsekretarin për Çështje Politike, David Hale.
Në këtë takim paraqita qëndrimin se tash Kosova është më e gatshme se kurrë, e unifikuar me një zë të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të kontribuojë në fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet. Ky unitet është edhe me domethënës pas votimit të Platformës se Dialogut dhe Ligjit.
E ritheksova se ne jemi gati per dialog dhe ftojmë Serbinë që t’i kthehet tavolines e të diskutojmë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe tregtinë e lirë dhe të arrijmë një marrëveshje që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues.
Osmani takohet me Walker: Kujtesa e Reçakut mbetet e gjallë
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë