Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic, ka thënë se partia e tij do të dakordohet me Beogradin, dhe më pas do të marrë vendim nëse do t’i lëshojnë institucionet e Republikës ose jo. Këto deklarime Simic i ka bërë sot në televizionin publik serb, duke shtuar se do të arrijnë një marrëveshje me autoritetet në Beograd se si do të veprojnë më tutje.
Sipas tij Prishtina ka marrë disa vendime muajve të fundit, të cilat ua kanë bërë jetën edhe më të vështirë serbëve, duke përmendur arrestimet, sulmet ndaj serbëve të kthyer dhe taksën ndaj produkteve serbe.
Ndër të tjera në këtë intervistë, Simic, ka folur edhe për Platformën e Dialogut e cila u miratua në Kuvendin e Kosovës ditë më parë, duke e cilësuar si pengesë dhe goditje përfundimtare për vazhdimin e dialogut të Brukselit, trasnmeton Gazeta Express.
“Miratimi i Platformës absolutisht e bën dialogun të pakuptimtë. Është një tentativë për të rrëmbyer potencialet ekonomike, gjë që dërgon një mesazh të qartë për të gjithë serbët. Prandaj ne jemi duke kërkuar që të braktisim institucionet, për shkak të këtyre veprimeve të pakuptimta që kanë vështirësuar jetën e serbëve”, ka thënë ai.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...