Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë mbajtur konferencë për media, ku janë prezantuar të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2018”.
GLPS ka vlerësuar punën e institucioneve në zbatimin e obligimeve të dala nga matrica e masave afatshkurtër të planit kombëtarë për zbatimin e marrëveshjes së stabilizimit acociimit ka hartuar një metodologji e cila për vitin e tretë me radhë paraqet performancën e secilit institucion, raporton arbresh.info.

Njomza Mjeku nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se për vitin 2018 vetëm 45 institucione ishin përgjegjës për realizimin e rreth 600 objektivave e që 64.57% janë plotësuar në tërësi.
“Për vitin 2018 45 institucione ishin përgjegjës për realizimin e rreth 600 objektivave nga të cilit 64.57% janë plotësuar në tërësi, 23,67% janë pjesërisht të plotësuara për, dhe 7,29% të objektivave nuk është ndërmarrë asgjë. Nga 45 institucione 5 institucione që kishin numër më të lartë të objektivave ishin ministria e punëve të brendshme dhe ministria e drejtësisë, ministria e tregtisë dhe industrisë, ministria e financave”, tha ajo./Arbresh.info/
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...