Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar tërheqjen e investimeve nga diaspora, me ç’rast ka siguruar se gjatë këtij viti do të ndërtohet tregu, i cili do të jetë sikurse ai i Tiranës, do të ndërtohet stacioni i autobusëve, do të funksionalizohet Zona Ekonomike dhe do të themelohet kompania publike për menaxhimin e banesave kolektive dhe të parkingjet.
“Investimet nga diaspora në komunën e Vushtrrisë do të arrijnë gjatë këtij viti dhe në këtë mënyrë do të realizohen një varg projektesh, që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka siguruar i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ai ka thënë se gjatë këtij viti do të themelohet një ndërmarrje publike, e cila do të merret me banesat kolektive dhe me parkingjet. “Një kompani publike komunale do të formohet gjatë këtij viti dhe ajo do të menaxhojë me banesat kolektive dhe me parkingjet publike. Ajo do të ofrojë shërbime për mirëmbajtje të banesave dhe të parkingjeve komunale”, ka thënë kryetari Tahiri, shkruan më tutje “Zëri”.
Ai ka siguruar se Komuna dhe ai punojnë vazhdimisht për zgjidhjen e probleme të qytetarëve të Vushtrrisë edhe pavarësisht problemeve që përcjellin punën.
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...
Vdiq në një vetaksident në Prevallë, nxirret trupi i pajetë ...
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...