Ndonëse ishte menduar se përmes miratimit të Platformës dhe Ligjit për Dialog me Serbinë Kosova do të hapte rrugët për procese të tjera, duket se këto dokumente nuk do të shërbejnë jashtë Kosovës.
Të paktën kështu shprehet deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka. Në një prononcim për arbresh.info, Zeka ka thënë se asnjë rrugë nuk do t’i hapet Kosovës pas votimit të Ligjit dhe Platformës për Dialog.
“Unë mendoj se asnjë rrugë ne se kemi hapë. Procesi do të vazhdojë njësoj. Miratimi i platformës ka qenë një akt formal dhe i parëndësishëm për punën e dialogut. Ka qenë më shumë zhurmë ose marrëveshje politike që është bërë me Partinë Socialdemokrate. Në bisedime nuk mundet me qëndru asnjë platformë pasi kornizat janë të vendosura nga Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Zeka.
Tutje ai shton se Kosova nuk është në gjendje ta dërgojë këtë platformë te Bashkimi Evropian apo SHBA-ja.
Ndërsa poentën e vetme sipas Zekës që Kosova e kishte por se shfrytëzoi te ndërkombëtarët, ishin deklarimet e Presidentit të Serbisë, që Lista Serbe mos të tërhiqet nga pozitat e tyre edhe për 45 ditë.
“Ne nuk jemi në pozicion me ja dërgua platformën BE-së ose SHBA-së. Nuk jemi në pozicion, as ne e as Serbia. Ajo çka është dashur me paraqitë te ndërkombëtaret ne si Kosovë është se Vuçiqi i dirigjon Listën Serbe në Kosovë, i cili ju ka kërkuar që mos të japin dorëheqje nga pozitat edhe 45 ditë dhe këtë është dashtë Qeveria e Kosovës me e përdor dhe me thanë para ndërkombëtarëve se agjendat tona shtetërore edhe të dialogut po i përcakton Serbia në Kosovë përmes Listës Serbe. Taksa ka arrit efekt politik dhe jo ekonomik dhe tash duhet të hiqet”, ka shtuar Zeka.
Por, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, e sheh si pozitive miratimin e Platformës dhe Ligjit për Dialog. Sipas tij më këtë deputetet kanë vendosë të jenë vendimmarrës në marrëveshjet me Serbinë.
“Miratimi i saj ka hapur rrugën për deputetë. Çdo pikë që do të diskutohet do të vij në Kuvend dhe mos me leju në mënyrë individuale më vepru askush. Një nga paragrafët është se i panegociushëm është integriteti dhe territori i Kosovës”, ka deklaruar Hasani për arbresh.info.
Sipas tij, kjo nuk duhet të lidhet me taksën, duke shtuar se 120 shtete që e kanë njohur Kosovën nuk kanë kërkuar që dialogu dhe platforma të lidhet më heqjen e taksës ndaj Serbisë.
“Kosova tash është e pavarur dhe është njohur nga 120 shtete dhe ato nuk kanë kërkuar as me heq, as jo taksën. Kështu që Kosova ka nevojë me zhvillu vendin. Kjo platformë është hartuar për Ekipin Negociatorë dhe nuk mund të dal jashtë platformës diskutimi. A pajtohen ose jo miqtë tanë ndërkombëtarë është diçka tjetër. Ne ju kemi tregu se jemi për dialog dhe marrëdhënie të mira me fqinjët”, ka thënë Hasani.
Se kjo platformë nuk ka ndonjë ndikim ndërkombëtar dhe peshë të madhe e thotë edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në një prononcim për arbresh.info, Krasniqi ka thënë se Ligji dhe Platforma për Dialog shërbejnë vetëm për Ekipin Negociator të Kosovës dhe nuk kanë ndonjë ndikim tjetër.
“Me platformën dhe me miratimin e saj, delegacioni shtetëror do të vazhdojnë të negociojnë në dialog me Serbinë dhe kjo do të shërbej në këtë dialog. Platforma dhe ligji janë dokumente që i përkasin institucioneve të Kosovës, Serbia është ajo që e po e kushtëzon me heqje të taksës dialogun, tani mbetet për tu parë se si do të veproj tash Serbia”, është shprehur Krasniqi.
Sipas saj, fakti që Kosova ka një platformë dhe një ligj nuk duhet të lidhet më taksën.
“Platforma dhe ligji janë dokumente që delegacioni synon të përcaktoj vendimmarrjen përmes saj. Patjetër që këto mund të dërgohen, por për ne mbetet e rëndësishme të tregojmë e çka po duam dhe të insistojmë t’i nxjerrim ato çka na duhen”, ka vlerësuar ajo.
Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e gatshme të deklarohet nëse Platforma për Dialogun do t’i dorëzohet edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si lehtësuese të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.
Ndryshe pas gati një muaj sa ka shkuar në Kuvend, të enjten deputetët e Kuvendit kanë votuar Ligjin dhe Platformën për Dialogun më të cilën Ekipi Negociatorë do të prezantohet në dialog më Serbinë.
Vlen të theksohet se miratimi i saj është bërë vetëm nga deputetët e pozitës dhe të PSD-së, ndërsa dy partitë më të mëdha opozitare janë shprehur se këtë çështje do ta dërgojnë në kushtetuese, pasi sipas tyre mënyra e votimit nuk ka qenë e ligjshme./Vlora.Selimi/Arbresh.info/
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së L...
Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë
Obiliqi miraton 350 euro në muaj për familjet strehuese
Mafia e drogës goditet në Spanjë, 5 shqiptarë të arrestuar
Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutohet formimi i instit...
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...