Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është optimist se javën e ardhshme qeveria e Kosovës do të mund të pezullonte taksën 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.
“Unë besoj se kështu edhe do të jetë por edhe insistoj që në të gjitha bisedimet me partnerët tanë të cilat ne i kemi do t’i kemi edhe në të ardhmen”, tha Pacolli për televizionin publik të Kosovës.
Pacolli tha se dialogu nuk duhet të kushtëzohet me taksën.
“Duhet të potencojmë se dialogu nuk duhet të kushtëzohet nga taksa. Ne të ulemi në tavolinën e dialogut por nëse është e nevojshme edhe në të njëjtën ditë të diskutohet për taksën. Kjo është rruga më e drejtë. Nuk e kemi ndërmend të kushtëzohemi prej askujt. Nuk ka nevojë të kushtëzohet as dikush prej nesh pon të ulemi të shikojmë njëri-tjetrin në sy”, tha Pacolli.
Tha se taksa duhet të mbetet në fuqi deri në rifillimin e dialogut.
“Unë jam dakord që taksa të mbetet në fuqi deri në momentin kur ne ulemi me palën serbe në dialog’, shpjegoi Pacolli.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...