Zëdhënsja e Mogherinit, nuk ka pranuar të komentojë sot qëndrimet e Beogradit kundër Platformës së Dialogut që u miartuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që të hiqet taksa në mënyrë që përmes dialogut të shkohet drejt marrëveshjes finale.
Ky ishte komenti i saj në pyetje të gazetarit serb të tregon se a konsideron BE goditje dhe ndërprerje të dialogut platformën të cilën e ka miratuar Kuvendi i Kosovës me qëndrimet kyçe se negociatat duhet të sjellin deri te njohja e ndërsjellët të Kosovës dhe Serbisë, heqjes së rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.
“Si ndërmjetësues Bashkimi Evropian nuk i komenton qëndrimet e palëve në dialog dhe vetëm me negociata mund të arrihet deri te marrëveshja e cila është në interes të qytetarëve të Kosovës, Serbisë dhe të rajonit”, ka thënë Kocijançiç.
Ajo ka shtuar se në nëntor të vitit të kaluar është marrë vendim në Qeverinë e Kosovës të futen taksat në prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili vendim nuk ndihmon në krijimin e kushteve të nevojshme për dialog, prandaj po e përsërisim kërkesën e BE, si edhe të SHBA të cilët po e përkrahin dialogun, që të hiqen këto taksa”./GazetaExpress/
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit