Gjiganti ekonomik ‘Trepça’ është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thënë se më në fund Trepçe do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm.
“Të dashur qytetarë dhe minatorë, Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.Urime e me fat”, ka shkruar Haradinaj.
Regjistrimi si kompani është bërë pas votimit të statusit të saj nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit