Përmes një komunikate për media OEAK ka thënë se beson se organizatat e pavarura publike duhet të jenë të mbrojtura nga ndikimi politik, raporton lajmi.net.
“Në këtë aspekt, Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e udhëheqësisë së re të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në kundërshtim me rekomandimin i cili ka pasuar një proces transparent dhe meritokratik të rekrutimit”, thuhet në reagimin e tyre.
“Pavarësisht mbështetjes që ofrohet për procesin e rekrutimeve publike, Kosova vazhdon të ballafaqohet me emërime në pozita udhëheqëse publike, të individëve të cilët nuk e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale dhe nuk demonstrojnë sjellje në pajtim me ligjin dhe standardet më të larta etike”, thuhet më tutje në njoftim.
Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me faktin se deputetët e Kuvendit mbështetën vendimin e tyre në nepotizëm në vend të profesionalizmit, kështu që u bënë thirrje atyre që të vlerësojnë meritokracinë në vend të lidhjeve politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit