Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane, fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit, Christian Danielsson ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku do të ketë një tur takimesh me krerët më të lartë politikë rreth situatës së krijuar në vendin tonë. Axhendën e takimeve, Danielsson e ka nisur me një takim me kryeministrin Rama në orën 09:30.
Më pas në zyrat e delegacionit të BE ai ka pritur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në një postim në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE-së përsëriti plotësisht mbështetjen për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.
“Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE” thotë Danielsson.
Drejtori i Përgjithshëm për politikat evropiane fqinjësi dhe negocimet e zgjerimit do të presë në një takim dhe përfaqësues të opozitës. Më pas rreth orës 12:00 Danielsson do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët.
Kjo është vizita e dytë nga Brukseli. Një javë më parë 7 eurodeputetë ishin në vendin tonë për situatën politike./tch
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...