Organizata që merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, Let’s Do It të mërkurën ka pastruar Parkun e Gërmisë.
Në njoftim thuhet se parku është pastruar edhe kohë më parë, shkruan arbresh.info.
“Let’s Do It së bashku me një grup studentësh nga Shkolla e Mesme Internacionale “UËC Adriatic” në Itali kanë mbajtur sot aksion pastrimi në Parkun e Gërmisë, nga ku janë larguar dhjetëra thasë me mbeturina. Aksioni është mbajtur në hapësirat të cilat veçse ishin pastruar gjatë Fushatës tre mujore “Ta Pastrojmë Kosovën”, thuhet në njoftim.
Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka kritikuar qytetarët për mos vetëdijesim në ruajtje të ambientit.
“Është për të ardhur keq që është dashur sërish të pastrohet lokacioni i njëjtë, për shkak të papërgjegjshmërisë së ndërtuesve të cilët kishin hedhur mbetjet aty dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kanë hedhur mbeturina në vende jo të duhura”, ka shtuar ai.
Edhe studentë nga Italia i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për Parkun e Gërmisë, të cilin e vlerësojnë si pjesën më të bukur të qytetit./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...