Drejtori për Politikë të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Christian Danielsson ka komentuar çështjen e taksës së vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve serbe.
Ai gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq ka potencuar se KE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të qartë që Prishtina menjëherë të tërheqë vendimin për taksën.
Nga ana e tij, kryediplomati serb tha se anëtarësimi në BE mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Serbisë.
Daçiq shprehu shpresën se presidenca e ardhshme e Këshillit të BE-së do të mbajë në nivel të lartë të zgjerimit në agjendën e saj, për të cilat ai kishte marrë sigurime nga Danielsson”, njofton MPJ e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës