Ajaxi tronditi Real Madridin mbrëmjen e së martës duke vazhduar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze u mposhtë 2 me 1 në takimin e parë dhe shumë pak kishin besuar se ata do të jenë në gjendje t’i shkaktojnë ndonjë problem ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Por golat nga Hakim Ziyech, David Neres, Dusan Tadic dhe Lasse Schone i siguruan Ajaxit një fitore me rezultat 4 me 1 në Bernabeu duke përjashtuar kampionin në fuqi nga gara më e madhe.
Suarez ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter një foto të lojtarëve të Ajaxit duke festuar në Bernabeu dhe duke shkruar: “Urime, unë gjithmonë kam qenë një tifoz i Ajaxit”
Sulmuesi i Barcelonës ka shpenzuar katër vite te skuadra holandeze para transferimit në Liverpool, prandaj reagimi nuk është aq befasues./arbresh.info/
https://twitter.com/LuisSuarez9/status/1103063939645128705
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale