Me një ritëm të jashtëzakonshëm ka nisur ndeshja Real Madrid – Ajax.
Gjiganti holandez në formë të shkëlqyer ka arritur të shënojë dy gola vetëm brenda pjesës së parë kundër kampionit në fuqi të Evropës, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të avantazhi për 1 me 0 në minutën e 7′ nga Hakim Ziyech, mysafirët kanë gjetur sërish portën në Bernabeu.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Erik ten Hag ka shënuar për 2 me 0 në minutën e 18′ me anë të sulmuesit David Neres ndërkohë që Dusan Tadic ishte asistues edhe në këtë gol.
Rezultat i përgjithshëm i ndeshjes tani është 2 me 3, gjë që do të thotë se kampioni mund të përballet me një eliminim të hershëm./arbresh.info/
(Goli nga David Neres këtu)
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...