Është anuluar seanca për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, me kërkesë të avokatëve Vanço Shehtanski, Asmir Alispahiq dhe Naser Raufi. Këtë herë shkaku ishte se pala mbrojtëse nuk ka pasur kohë të mjaftueshme që t’i shikojnë shkrimet nga lëndët penale dhe të ekspertizës medicinale-gjyqësore, sepse të gjitha këto janë dorëzuar dje deri tek gjykata.
“Për shkak të kohës së shkurtër nga dorëzimi i shkrimeve deri në kohën e debatit të sotëm, gjykata ka bërë përpjekje që të dorëzojë ekspertizat deri tek palët, por të njëjtët kanë deklaruar se për shkak të seancave tjera gjyqësore nuk kanë mundur që t’i rishikojnë dokumentacionet” tha gjyqtarja Daniela Aleksovska.
Gjyqtarja gjithashtu njofton palët se nga ana e MPB-së janë dorëzuar aktet të cilët kanë dalë nga mbarimi i rekonstruksionit të ngjarjes më 7 shkurt të këtij viti.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 14 mars.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...