Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë disa fjalë me rastin e Epopesë së UÇK-së.
Sipas tij, komandanti legjendar, Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë të pavdekshëm dhe gur themel i pavarësisë të Kosovës.
“Marsi padyshim është muaj dhimbjeje por edhe krenarie për çdo gjeneratë të cilët do ta mësojnë në çdo libër ku do të përmendet historia drejt lirisë deri të shtet ndërtimi i Kosovës. Lavdi për gjithë Familjen Jashari dhe të gjithë ata që kanë rënë për Kosovën shtet të lirë”, ka deklaruar Mustafa.
Komunikata e plotë:
“Muaji Mars është muaj i sakrificës që kulmoi me veprën më sublime të familjes Jashari, dhe shënoi ndryshim në historinë e kombit shqiptar. Rënia e familjes Jashari ktheu vëmendjen e botës demokratike drejt Kosovës, ku lufta tashmë kishte filluar në një kahje tjetër.
Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe vepra sublime e tij janë rast unik në gjithë historinë e luftrave, prandaj si të tillë edhe do ta mbajmë gjithmonë në mend.
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë të pavdekshëm dhe gur themel i pavarësisë të Kosovës.
Në muajin e lavdishëm Mars, kujtojmë edhe fillet e rezistencës të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku shumë burra e gra po niseshin në një rrugë të pakthim, drejt lirisë.
Marsi padyshim është muaj dhimbjeje por edhe krenarie për çdo gjeneratë të cilët do ta mësojnë në çdo libër ku do të përmendet historia drejt lirisë deri të shtetndërtimi i Kosovës. Lavdi për gjithë Familjen Jashari dhe të gjithë ata që kanë rënë për Kosovën shtet të lirë”.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...