Shtetet e Bashkuara kanë vendosur përkohësisht në Izrael, sistemin e avancuar mbrojtës raketor “THAAD”, njoftuan ushtritë amerikane dhe izraelite.
Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha se vendosja e sistemit mbrojtës paraqet një “demonstrim të angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për sigurinë rajonale të Izraelit”.
Përmes kësaj, gjithashtu synohet testimi i aftësisë së ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi armë të tillë në të gjithë botën.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendosja e sistemit mbrojtës raketor e bën Izraelin “edhe më të fortë për t’u marrë me kërcënimet e afërta dhe të largëta nga e gjithë Lindja e Mesme”.
Ushtria izraelite tha se Izraeli posedon sistemin e vet të mbrojtjes, por stërvitjet synojnë që pjesërisht të shikojnë se si të përfshijnë sistemin “THAAD”, i cili është projektuar për të kapur raketat hyrëse balistike.
“Kjo po ndërmerret në mënyrë që ne të jemi gati për çdo sfidë në të ardhmen”, tha ushtria izraelite .
Zyrtarët izraelitë kanë ngritur shqetësime rreth zhvillimit të raketave balistike nga ana e Iranit, si dhe ndaj arsenalit të raketave balistike të grupit militant Hezbollah në Liban./gsh/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...