Në 29 pika grumbulluese, kandidati i pavarur Blerim Reka, vetëm më 3 mars ka arritur të grumbullojë mbi 8500 vota, ndërkohë që deri në fund të ditës, në Shtabin zgjedhor të profesor Rekës, janë të bindur se do të tejkalohet numri prej 10 mijë i nevojshëm për të regjistruar kandidaturën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Florim Hasani, shef i Shtabit zgjedhor thotë për gazetën KOHA se numri prej 10 mijë do të tejkalohet, ndërsa jozyrtarisht, deri në mesditë, ishin grumbulluar mbi 8500 vota.
Ndërkohë, vetëm më 3 mars, në Pollog ishin grumbulluar mbi 3.500 vota. Bëhet fjalë për zyrat rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Jegunoc, Bogovinë dhe Bërvenicë, ndërsa Arben Fejzuli, udhëheqës i kësaj zyre, ka thënë se gjithsej në gjashtë komunat e Pollogut, të drejtë vote kanë 183 mijë e 8 votues. (koha.mk)
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...