Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit shkollave në Kryeqytet.
Këto vizita organizohen për të pestin vit me radhë dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor. Gjatë këtyre vizitave, viteve të kaluara, janë identifikuar shumë patologji, të cilat kanë ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të merr masat e duhara për evitimin e tyre në të ardhmen.
Këtë vit, të gjithë fëmijët do t’iu nënshtrohen kontrolleve për herë të dytë, pasi që vitin e kaluar është plotësuar cikli prej katër viteve, me ç’rast në kontrollë sistamatike janë përfshirë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.
Duke marrë shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, Komuna ka bërë apel tek të gjithë prindërit e fëmijëve, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...