Për të gjithë ata që janë lodhur nga të njëjtat destinacione, e duan të provojnë arrati e shtigje të reja, tani kanë gati Mirditën, një prej zonave më të paprekura në Shqipëri.
Sapo janë bërë gati 38 shtigje të reja malore, në 415 km në male, me sinjalistikë e harta, falë një projekti austriako-zvicerian, si edhe një faqe në internet, hikingmirdita, ku mund të gjesh informacion orientues se si të ecësh në malet e Mirditës.
Ajo ka mbetur ndër zonat më të papromovuara, me kullat shekullore, kishat, malet e Munellës, Zepës, Bjeshkët e Oroshit, Gurra e Domgjonit me tunele e puse të nëndheshme, e me praninë e një prej kafshëve më të bukura në botë, rrëqebullit, që për fat të keq është në rrezik zhdukjeje, apo edhe kulinarinë mjaft të veçantë me bazë misrin dhe rrushin, ia vlen shumë të vizitohet për turizëm.
Vendi ku lindi Kanuni i Lekë Dukagjinit, por edhe ku gjendet ish-burgu i Spaçit, ka shumë ç’të rrëfejë. Ai gjendet vetëm 70 km, ose një orë larg Tiranës, përgjatë Rrugës së Kombit.
Zgjidhja më e mirë për zhvillimin e zonës, punësimin është turizmi e agro-turizmi. Kjo zonë është nga më të virgjërat e Shqipërisë dhe pikërisht për këtë meriton të zhvillohet.
Prodhuesit e zonës kanë shumë ç’të shesin nga punimet artizanale, deri tek produktet ushqimore, por nuk kanë ato shitje që do dëshironin.
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë