Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do ta dorëzojë padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me vendimin e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës.
Një javë më parë, MASHT mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.
Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur do të zëvendësohet si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
Greva në arsim nisi më 14 janar dhe zgjati deri me 2 shkurt.
Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë ...
Po kryheshin punime në Elbasan–Cërrik, përplasen tre automje...
Rama: Inteligjencën Artificiale po e përdorim për afrimin e ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Pol...
Seanca e radhës në rastin “Banjska” mbahet më 16 janar
Policia gjen dhjetëra tabela të automjeteve të humbura gjatë...