Limaj uron: Kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme

22:49 | 3 Mars 2019
A Z

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar koalicionin e partive shqiptarë “Malësia na Bashkon”, për fitoren e tyre.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se kur shqiptarët bëhet bashkë fitoret janë të pashmangshme.

“Rezultatet preliminarë tregojnë për një fitore historike të partive shqiptarë në Tuz. Urime Malësisë së madhe dhe të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj .

Shënimi i Limajt:

Kur shqiptarët bëhen bashkë, fitoret janë të pashmangshme. Kjo u konfirmua sonte me fitoren e koalicionit “Malësia na Bashkon”. Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore historike të partive shqiptare në Tuz. Urime Malësisë së Madhe dhe të gjithë shqiptarëve!

FL

Shpërndaje në rrjete sociale