Tre pacientët, njëri i moshuar, një fëmijë një vjeçare dje një fëmijë shtatë muajshe që janë me fruth janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Tek ata virusi ka nxitur një formë më të vështirë.
Këtë fundjavë në Klinikë janë regjistruar 18 raste të reja me fruth dhe jo vetëm nga Shkupi, por edhe nga Kumanova, Kërçova, Struga dhe qytetet tjera. Ata nuk kanë qenë të vaksinua. Për momentin në klinikë janë 31 pacientë.
Deri tash krahas Shkupit, epidemia u shpall në Tetovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli. Epidemiologët paralajmërojnë se sëmundja do të zgjerohet edhe në qytetet tjera, duke marrë parasysh se nga 25.000 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare më pak se 5000 kanë pranuar vaksinën MRP.
“Ekziston mundësi reali për shpërndarjen e fruthit jashtë Shkupit, përkatësisht në vendet ku nuk janë regjistruar raste”, tha mjeku Vlladimir Mikiq.
Nëse gjatë ditëve në vijim rritet numri i të sëmurëve nga fruthi mund të shpallet epidemia në gjithë shtetin. Deri tani nga fruthi humbën jetën tre persona.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...