
WASHINGTON, DC - MAY 18: U.S. President Donald Trump attends a joint news conference with Colombian President Juan Manuel Santos at the White House May 18, 2017 in Washington, DC. The Trump administration has said it wants to slash foreign aide and Santos will most likely seek a renewal of $450 million dollars from the U.S. that supports the peace accord between the Columbian government at the Revolutionary Armed Forces (FARC). (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka sulmuar ashpër me fjalë hetuesin special, Robert Mueller, gjatë një samiti të konservatorëve.
Gjatë fjalimit më të gjatë prej kohës kur është zgjedhur i pari i SHBA-së, ai bëri ankesa kundër hetimit për lidhjen e fushatës zgjedhore të tij me Rusinë. “Po e presim një raport nga njerëzit që nuk janë zgjedhur nga populli”, tha presidenti amerikan para personave të pranishëm.
“Për fat të keq, i vendosim njerëzit e gabuar në disa pozita dhe ata i braktisin për një kohë të gjatë njerëzit që do të duhej të ishin aty dhe krejt papritmas ata përpiqen të të largojnë me gjepura”, shtoi ai.
Gjatë këtij fjalimi, i cili zgjati më shumë se dy orë, presidenti Trump bëri sulme të ashpra edhe ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, ish-shefit të FBI-së, James Comey, Partisë Demokratike dhe atyre që e kanë kritikuar për qasjen ndaj Koresë Veriore.
Ai tha se Mueller ka qenë shoku më i mirë i ish-shefit të FBI-së, James Comey, ndërsa e përqeshi të folurit e ish-prokurorit Sessions, të cilin e shkarkoi në nëntor të vitit të kaluar.
Fjalimi i Trumpit erdhi pas një jave të vështirë për të. Para disa ditësh, ish-avokati i tij e quajti atë racist, mashtrues dhe person të korruptuar, shkruan “BBC”.
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vodhën para në një lokal në ...
Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rr...
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës