Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan ka mbajtur sot Kuvendin e 8-të zgjedhor.
AAK ka dhënë detaje lidhur me këtë kuvend, ku deputeti Daut Haradinaj u zgjodh kryetar i degës.
Kjo parti bënë të ditur se në këtë kuvend morën pjesë afër 500 delegatë.
“AAK dega në Deçan sot mbajti Kuvendin e VIII Zgjedhor me pjesëmarrje prej 473 delegatëve.
Në mënyrë unanime u rizgjedh Kryetar i degës, deputeti z.Daut Haradinaj dhe Këshilli Drejtues me përbërje prej 30 delegatëve të dalur nga Kuvendi dhe 33 delegatëve që sipas Statutit të partisë bëhen pjesë e Këshillit në mënyrë ekso ficio, gjithsej Këshilli Drejtues i deges së AAK-së në mandatin e ardhshëm katër vjeçare do të përbehet nga 63 anëtarë”, thuhet në njoftimin e AAK-së në faqen e tyre në facebook.
Më poshtë disa fotografi nga mbajtja e Kuvendit Zgjedhor në Deçan.
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...