Barcelona ka shans për të shkruar histori në klub me një fitore mbrëmjen e sotme (e shtunë) në El Clascio kundër Real Madridit në Bernaabeu.
Fitorja 3 me 0 e “Blaugranëve” në kryeqytetin spanjoll në gjysmëfinalen e mesjavës në Kupë të Mbretit ishte fitorja e tyre e 95-të e El Clasicos duke u barazuar për nga numri i fitoreve të përgjithshme ndaj rivalit të tyre të përbetuar dhe në rast të fitores sonte ata do të kalojnë ‘Los Blancos’ për herë të parë pas 87 viteve, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka punuar shumë për të mbyllur diferencën gjatë dy dekadave duke fituar vetëm 13 herë nga 74 El Clasicot e luajtura në Madrid deri para vitit 2013, por që nga viti 2004, ata kanë fituar 12 nga 24 ndeshjet si mysafirë në shtëpinë e kampionit evropian.
Fitorja në takimin e kësaj vikendi do të bënte që Barcelona të kalojë me 12 pikë para skuadrës së Santiago Solarit në krye të tabelës.
Megjithatë, fitorja nga Real Madridi do të bënte që ata të kalojnë në vendin e dytë para Atleticos për të paktën 24 orë dhe gjashtë pikë para skuadrës së Ernesto Valverdes duke ringjallur shpresat në garën për titull./arbresh.info/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...