“Jelekëverdhët” e Francës dolën në rrugë të shtunën, për fundjavën e 16-të,mirëpo ndodhën disa përleshje me policinë e që kjo e fundit u përgjigj me plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji, shkruan AFP.
Në Paris, të shtunën, protestuesit, midis të cilëve udhëheqësit e “jelekëverdhëve”, Eric Drouet dhe Maxime Nicolle, marshuan paqësisht nën mbikëqyrjen e policisë. Nëntë vetë u arrestuan nga pasdita e hershme.
Megjithatë, kishte probleme, në Nisë, Strasburg, Lille dhe Nantes.
Në qytetin perëndimor të Nantes policia përdorte gaz lotsjellës, plumba gome dhe topa uji kundër protestuesve, disa prej të cilëve hodhën predha në to.
Gazi lotsjellës u përdor gjithashtu edhe në vende të tjera, duke përfshirë protesta në Bordeaux, Lyon, Morlaix dhe Arles.
Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin pjesërisht hapësirën ajro...
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasur...
KQZ miraton 949 qendra votimi në 38 komuna për zgjedhjet e 7...
KQZ: Mbi 22 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në z...
Henry i mahnitur nga inteligjenca e Yamal, shpreson të jetë ...