Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakës së saj, ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut.
Deliu i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë ditës së sotme në tubimin e AAK’së në Deçan, e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit.
Blerta Deliu i ka dalur në mbrojtje ambasadores Çitaku të cilën e quajti diplomaten më të zonjën që ka Kosova.
“Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare. Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Deliu e cila është pjesë e partisë që ka koalicion me kryeministrin Haradinaj, e ka quajtur të ulët goditjen që shefi i ekzekutivit ia bëri Çitakut.
“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës” shkruan Deliu.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...