Në të gjitha këto takime, kryediplomati kosovar, Pacolli, ka diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, përderisa ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe integrimin e plotë të shtetit tonë në Organizatat Ndërkombëtare.
Hapja e Ambasadave të Republikës së Kosovës në Kuvajt e Bangladesh dhe emërimi i një Ambasadori jo-rezident në Afganistan ka qenë njëra nga temat e diskutimeve të kryediplomatit kosovar, Pacolli, në takimet e ndara, që i ka zhvilluar me homologët e tij nga Kuvajti, Bangladeshi dhe Afganistani si dëshmi e përkushtimit dhe zotimit të vendit tonë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Në takimin me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, numri dy i Qeverisë, Pacolli, ka diskutuar mbi bashkëpunimin për promovimin e investimeve dhe tregtisë si dhe pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në ExpoDubai 2020, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me ministrin e jashtëm të Gambisë, ai e ka ftuar këtë të fundit, që ta vizitojë së shpejti vendin tonë.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...