Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë zgjedhur sot vendet ku historikisht kanë gëzuar përkrahje elektorale për ta sfiduar njeri tjetrin
Akuzat për ‘coptim’ të Kosovës të cilat Haradinaj sot i ka drejtuar nga Deçani në adresë të Presidentit Thaçi, u pasuan nga ky i fundit me veprime konkrete në qytetin e Prizrenit.
Në Prizren, ai u takua me qytetarë të shumtë nga ku u deklarua se do ta mbështes vullnetin e tyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për respektimin e Amerikës.
Ai po ashtu u deklarua edhe rreth idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, ku ripërsëriti se synimi i tij është bashkimi i Preshëves, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Për dallim prej Kryeministrit Haradinaj, Thaçi vlerëosi se duhet dëgjuar çdo kërkesë të SHBA-së rreth përfshirje në dialog me shtetin serb, duke aluduar në vendimin për taksën prej 100 për qind.
“Çdo qasje tjetër apo kryeneqësi, është ana e gabuar e historisë tonë”, shtoi Thaçi, duke akuzuar në mënyrë të tërthort Haradinajn.
Raportet ndërmjet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, janë acaruar si pasojë e qëndrimeve të kundërta rreth idesë për ndryshimin e kufijve që buron nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...